Fondi Pensional: Kontributet janë rritur për 30 milionë, menaxhojmë mbi 2 miliardë euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati, të martën kanë vizituar Fondin e Kursimeve Pensionale ku është thënë fondet janë rritur për 30 milionë euro.

“Ishte Drejtori Menaxhues, z. Adrian Zalli, që e njoftoi Kryeministrin e rritjen e kontributeve pensionale për vitin 2023, për të shkuar në 270 milionë euro, nga rreth 240 milionë euro vitin paraprak, pritshmëritë që më 2024 kjo vlerë të arrijë në 300 milionë euro”.

Përmes një komunikate për media është thënë se FKPK-ja i menaxhon mbi 2 miliardë euro.

“FKPK-ja i menaxhon rreth 2.7 miliardë euro me një staf prej vetëm 30 vetash. Z. Bajra gjithashtu i vlerësoi përpjekjet e institucionit për mbrojtjen e kontribuuesve gjatë viteve të fundit me mjaft risk financiar (2022 dhe 2023) duke arritur që të mbrohen të pensionuarit nga performanca negative përmes një Portofoli Konservativ që kishte rezultat pozitiv”.

Ndërsa sipas, Shpresim Vranovcit industria financiare e Kosovës është në një “fazë të hershme” të zhvillimit.

“Do të ishte një zgjidhje e mençur që studentë të aftë e të dëshmuar të angazhohen dhe ngritën profesionalisht edhe në fushën e tregjeve financiare, meqë kështu do mund t’i shërbenin edhe gjithë industrisë financiare në Kosovës”.

“Në shtesë të kësaj, z. Trim Shala deklaroi se kontribuuesit e shërbyer nga FKPK-ja përgjithësisht kanë vlerësim pozitiv për institucionin, porse publiku i gjerë ka marrë mesazhe negative për FKPK-në, prandaj kërkohet një angazhim shtesë për t’i vetëdijesuar kontribuuesit për veçoritë dhe rolin e këtij institucioni”.

Në këtë takim nga pushteti u premtua mbështetje e vazhdueshme për institucionin e Fondit të Kursimeve Pensionale.

“Kryeministri Kurti, e konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave. Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen”.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës mbledh paratë e kontributpaguesve kosovarë.

Shuma e këtyre mjeteve ka arritur në mbi 2.4 miliardë euro – një pjesë e të cilave është e investuar në tregjet ndërkombëtare. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Read Next

Takimi i Kartës së Atlantikut, miratohet deklarata ku dënohet sulmi i Banjskës