Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm të hënën e 18 dhjetorit në Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës si rast i parë për dhunë në familje është raportuar në Drenas.

“Gllogoc  18.12.2023-00:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se  bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka  ushtruar dhunë ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Milloshevë një burrë e ka lajmëruar gruan në polici për sulm fizik.

“Milloshevë 17.12.2023-22:30.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja  e tij e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, njofton policia.

Kurse, në Gjilan u arrestua një burrë për dhunë në familje ai pasi e sulmoi fizikisht babanë e tij.

“Gjilan  17.12.2023-21 : 45. Me 18.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ngjashëm ndodhi edhe në Kaçanik, ku është arrestuar një person për sulm fizik ndaj gjyshes së tij.

“Kaçanik  18.12.2023-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.

E një grua u intervistua nga policia në Malishevë, pasi sipas burrit të saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë në familje.

“Malishevë  18.12.2023-11:00.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi është duke u shkaktuar dhunë në familje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  rasti hetohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Gjithashtu, në Vushtrri një grua e lajmëroi vëllain në polici, pasi sipas saj është duke i shkaktuar dhunë psikike.

“Vushtrri  17.12.2023-15:00.  Me 18.12.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje, vëllai i saj është duke i shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”.

Rastet e dhunës në familje muajt e fundit kanë qenë në rritje në Kosovë. /Albanianpost.com

Read Previous

Vlerat e muzikës në sytë e Redon Makashit

Read Next

Fondi Pensional: Kontributet janë rritur për 30 milionë, menaxhojmë mbi 2 miliardë euro