Sot super derbi i Londrës, Chelsea – Arsenal

Pas ndeshjeve të kombëtareve, këtë fundjave janë kthyer klubet. Padyshim që ndeshja kryesore e kësaj jave është ajo që do të luhet sot mes Chelsea dhe Arsenalit.

Super derbi i Londrës, vjen në një moment të mirë për të dyja skuadrat, fakti i cili e ngre edhe më shumë entuziazmin e kësaj përballjeje.

Chelsea e drejtuar nga Mauricio Pochettino pas një fillimi të vështirë, ka regjistruar 3 fitore  radhazi, në krahun tjetër, Arsenali i Artetas ndan vendin e parë me Tottenham dhe asesi nuk ka ndërmend të lëshojë pikë sot.

Ndeshja do të luhet në “Stamford Bridge” në orën 18:30.

Padyshim që lajmi i keq për Chelsea dhe për tifozët e Shqipërisë dhe të “bluve” është mungesa e Armando Brojës, i cili nuk ka arritur të jetë gati për këtë ndeshje, pas shqetësimit të ndjerë në gju gjatë grumbullimit me kombëtaren, që e bëri të humbasë edhe ndeshjen me Çekinë. /r.t/abcnews.al

Read Previous

CNN: Fëmijët janë viktimat më të mëdha të luftës

Read Next

“Udhëtim falas për tifozët”, Lahm jep lajmin e rëndësishëm për Euro 2024