Të lumtur për ardhjen në Kombëtare, Daku dhe Muja: Ndjenjë fenomenale, jemi shumë krenar

Kombëtarja e Shqipërisë është duke i “dhënë dorën” e fundit përgatitjeve për ndeshjen e datës shtatë shtator në Pragë ndaj Republikës së Çekisë.

Një sfidë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho të cilët ashtu si edhe tifozët, ëndërrojnë kualifikimin për në Europianin e vitit 2024.

Mirëpo, përvecc të “zakonshmëve” kësaj radhe në listën e teknikut Sylvinho kësaj radhe ishin dhe dy risi, “bomberi” i Antëerp, Arbnor Muja dhe i Rubin Kazan, Mirlind Daku, me këta dy të fundit që në një “intervistë” të shkurtër për FSHF-në kanë treguar emocionet e tyre të para si pjesë e “kuqezinjve”.

Intervista ndryshe, Daku dhe Muja: Çfarë ndjesie të jesh në kombëtare, nëna  u gëzua shumë! | SuperSport

“Mirë, shumë mirë. Kemi pasur pak probleme për “dritën jeshile” për të përfaqësuar kombëtaren por shyqyr u krye dhe tepër mirë këto ditët e para”,- është shprehur fillimisht Dakur për përvojën e re me “kuqezinjtë”.

“Mirë edhe për mua. Një ndjejë fenomenale të jesh në kombëtare me djemtë, të takohesh me ta si dhe të njohësh stafin. Gjithçka shumë mirë. Kur mora ftesën, për herë të parë fola me familjen, krenari e madhe si për ta ashtu edhe për mua. Nëna ka qenë më e lumtura kur e mori vesh”,- tha Muja për “aventurën” e tij të re. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: 

Read Previous

SHBA, zgjedhjet presidenciale 2024, një përballje tjetër Biden-Trump?

Read Next

Grupet e trafikimit po përdorin Britaninë e Madhe për të hyrë në BE, zbulon raporti