Një ndërkombëtar do të dëshmojë në gjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Frederick Abrahams është dëshmitari i 22-të i Zyrës së Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Gjykatën Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kështu të paktën ka bërë të ditur Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë përmes një komunikate për media duke njoftuar se Abraham është zyrtari i organizatës ndërkombëtare jo-qeveritare që kryen kërkime dhe avokon mbi të drejtat e njeriut – Human Rights Watch.

Fred Abrahams është Drejtor i Programit në Human Rights Watch në Berlin, përgjegjës për trajnimin e stafit kërkimor të HRW dhe mbikëqyrjen e punës nga divizionet e Krizës dhe Konfliktit, Armëve dhe Teknologjisë dhe të Drejtave të Njeriut.

Abrahams ka dokumentuar të drejtat e njeriut dhe shkeljet e ligjeve të luftës në Kosovë, Shqipëri, Bangladesh, Irak, Libani, Sri Lanka, Siri dhe Izraeli.

Ai ka qenë autor i një sërë raportesh, artikujsh dhe opinionesh mbi të drejtat e njeriut dhe është bashkautor i librit “Village Destroyed: War Crimes in Kosovo”, libër ky i cili trajton Masakrën e Qyshkut të 14 majit të vitit 1999. /Albanianpost.com

Read Previous

Shqipëria në prag të ndeshjeve me Çekinë dhe Poloninë, rrëfehen Roshi, Muçi, Strakosha, Berisha dhe Hysaj

Read Next

Kamberi: Momenti që shqiptarët të dalin me kërkesën për vende të garantuara në parlamentin e Serbisë