Voziti 192 km/h, Policia e gjobit me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të vozitjes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të mosrespektimit të kufizimit të shpejtësisë në autostradë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 192 km/h.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 192 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të kaluara Policia e Kosovës ka shqiptuar 1910 tiketa trafiku për mosrespektim të rregullave. 

/Telegrafi/

Read Previous

Avokati i Popullit e dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla

Read Next

Atletet e shitura më shtrenjtë në histori i përkasin Michael Jordan