FSK-ja dhe KFOR-i e çminojnë një mjet të pashpërthyer në Shajkofc të Podujevës

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në një mjet të pashpërthyer, të dielën rreth orës 10 e 30 në fshatin Shajkofc të Podujevës.

Sipas policisë, njësitet e FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë çminimin e mjetit të dyshuar.

Një mashkull kosovar ka raportuar se në fushë të hapur ka vërejtur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitë përkatëse të FSK-së dhe KFOR-it kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë bërë asgjësimin e mjetit të dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.

/KlanKosova/

Read Previous

Haradinaj: Prilli i 1999-ës na kujton qëndresën titanike të djemve të Dukagjinit

Read Next

Diaspora shqiptare në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së