98 persona të vdekur, mbi 13 mijë të lënduar për 11 muaj në Kosovë

Në 11 mujorshin e këtij viti, 87 aksidente fatale kanë ndodhur ku kanë mbetur të vdekur 98 persona.

Që nga janari e deri në muajin nëntor të këtij viti në total kanë ndodhur gjithsej 18 mijë e 886 aksidente.

Nga krejt këto aksidente mbetën të lënduar gjithsej 13 mijë e 369 persona.

Për shpejtësinë e tejkaluar në trafik gjatë 11 muajve u gjobitën gjithsej 602,858 qytetarë.

Krahasuar këto shifra me vitin e kaluar del se vitin 2021 ndodhën 19 mijë e 212 aksidente.

Nisur nga ky rrezik i jetës së qytetarëve, në mënyrë që të parandalojnë aksidentet në komunikacion, Policia e Kosovës në javët e fundit nëpër rrugë ka shtuar numrin e policëve me vetura civile./EO/

Read Previous

Raportohet për 60 viktima në ShBA

Read Next

Kaq janë gjobat për përdorim dhe prodhim të mjeteve piroteknike