Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19.
Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Kurse në Klinikën Infektive janë 37 pacientë dhe në Klinikën e Pulmologjisë, 45 pacientë.
Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë./GazetaSinjali