Berisha: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona kanë marrë terapi brenda 24 orëve

Numri i të personave të helmuar në Deçan është duke shënuar rënie. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha ka treguar se situata e krijuar prej një javë atje është duke shkruar drejt përmirësimit.

Ai ka treguar se në 24 orët e fundit janë 74 persona të cilët janë duke marrë terapi. Berisha ka theksuar edhe se personat që po kanë simptoma më gjatë nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme.

Ndërsa vetëm gjatë kësaj të diele janë 67 persona që kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit.

Dyshimet e para çojnë se i gjithë helmimi ndodhi nga uji i pijes i cili vinte nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, për çka tashmë Komuna e Deçanit ka marrë vendim që “Hidrodrini” nuk do ta këtë nën menaxhim komunën me të cilën ai udhëheqë. Mirëpo nga “Hidrodrini” kanë insistuar se nuk ka tregues që uji i pijshëm është shkaktari i helmimit të qytetarëve.

Megjithëkëtë, Berisha ka potencuar edhe njëherë se analizat për atë se si ndodhi helmimi i qytetarëve të Deçanit janë duke u bërë në vazhdimësi e mostrat e ujit po merren jo vetëm në pikat ku ka dyshimet por në gjithë komunën.

Më 11 korrik në Deçan u raportuan rastet e para të dyshimeve të helmimit të banorëve atje, numër ku që kaloi mbi 1500 persona të helmuar. /KosovaPress

Read Previous

Rikthehen pritjet në kufirin me Serbinë, te Dheu i Bardhë kolonë deri në 500 metra

Read Next

90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës