90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19. 

Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si  COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50  me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Kurse në Klinikën Infektive janë 37  pacientë  dhe në Klinikën e Pulmologjisë, 45 pacientë.

Në  tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8  pacientë, 7  të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2  pacientë, Spitali i  Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë./GazetaSinjali

Read Previous

Berisha: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona kanë marrë terapi brenda 24 orëve

Read Next

Ambasada Amerikane në Kosovë: Kosova, lider në luftën kundër terrorizmit