Rikthehen pritjet në kufirin me Serbinë, te Dheu i Bardhë kolonë deri në 500 metra

Mërgimtarët edhe këtë vit nuk do t’iu shpëtojnë pritjeve të gjata në kufi për të hyrë në Kosovë.

Në pikat kufitare tashmë kanë filluar të vërehen kolona të gjata të automjeteve.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot në orën 11:20 në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 1 orë, kurse kolona është e gjatë 400 deri në 500 metra, shkruan Telegrafi.

Edhe në pikën tjetër kufitare në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë 100 deri në 120 metra, kurse pritjet janë 25-30 minuta.

Pritje deri në 25 minuta ka edhe në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë. Kolona e automjeteve në këtë pikë në hyrje të Kosovës është 30-40 metra.

Situatë më e qetë vërehet në pikat tjera kufitare. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture në Kanë që nuk dinte për Kosovën

Read Next

Berisha: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona kanë marrë terapi brenda 24 orëve