Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, bazuar në raportimet e datës së sotme, janë duke u trajtuar 713 pacientë.
Sipas ShSKUK-së, 598 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 563 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 288 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 226 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 248 me oksigjeno-terapi, Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave.
Klinika Infektive,109 pacientë,
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 63 pacientë,
Klinika Infektive III ( Interno) 12 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë.
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë + 4 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive.
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë.
Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 425 pacientë, 21 prej tyre në gjendje të rënduar, 372 të konfirmuar pozitivë, 315 me oksigjeno-terapi,
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme,
Spitali i Prizrenit, 55 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 73 pacientë,
Spitali i Pejës, 95 pacientë,
Spitali i Gjilanit, 78 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 58 pacientë,
Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë,
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë”.