700 mijë qytetarë të Shqipërisë të vaksinuar me dy dozat anti COVID

700 mijë qytetarë kanë marrë plotësisht të dy dozat e vaksinës që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh”.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila publikoi sot të dhënat.

Manastirliu ripërsëriti thirrjen për qytetarët që të vaksinohen.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 1,982,130 vaksina antikovid.

Edhe muaji shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqendruar duke u paraqitur me kartën e identitetit.

Për të pamundurit, njësitë e lëvizshme të vaksinimit do të jenë kudo në territor për t’ju dhënë mundësinë e kryerjes së vaksinimit ndaj COVID-19 pa asnjë kufizim.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Gashi: Mund të anulohet fushata por jo të anulohen zgjedhjet

Read Next

PËR GJAKOVËN – Bisedë me Teki Shalën