Gashi: Mund të anulohet fushata por jo të anulohen zgjedhjet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani ku do të kërkojnë që të mbahen zgjedhje lokale.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se mund të anulohet fushata apo të vendosen të tjera kritere, por jo edhe të anulohen zgjedhjet.

Gashi tregoi edhe për mbledhjen e Kryesisë së LDK-së e cila ka filluar në ora 14:00.

“LDK sapo ka filluar mbledhjen e kryesisë ku do te marr qëndrim zyrtar. LDK do të marr pjesë në takim dhe do të kërkojë të mbahen zgjedhjet. Mungesa e legjitimitetit rrezikon demokracinë. Mund të anulohet fushata mund të vendosen kritere por jo të anulohen zgjedhjet”, u shpreh Gashi. /KP/

Read Previous

A shkakton autizëm epidurali i kryer gjatë lindjes?

Read Next

700 mijë qytetarë të Shqipërisë të vaksinuar me dy dozat anti COVID