Janë konfiskuar 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale në Kqiq të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë ai.
Ndryshe, edhe ditë më parë policia kishte konfiskuar 40 pajisje RIG që përdoren për të prodhuar kriptovaluta digjitale, në pikën kufitare në Jarinje. Ato ishin tentuar të kontrabandoheshin në Kosovë./Gazetasinjali