7 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se një prej tyre është ndaluar për dhunë në familje.

Në raport thuhet se gjatë kësaj periudhe, janë parashtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Sipas raportit, Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Read Previous

Murati: Reforma e Skemave Sociale dhe Pensionale është e domosdoshme

Read Next

Haxhiu: Kërkesa për urdhërarrest ndërkombëtar për kriminelët e masakrës së Reçakut është lajm i mirë