Komuna e Gjakovës ditë më parë, u vlersua një ndër komunat me performancën më të mirë për mjedis të pastër. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësirnor ka ndarë grant në vlerë prej 668,352 euro për komunën e Gjakovës.
Albana Hana-Bakalli, udhëheqëse e sektorit për menaxhimin e mbeturinave tha se, ky grant ka bërë që të zgjerohet rrjeti i shërbimeve në të gjithë territorin e komunës për pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave. Një pjesë e grantit do të shpenzohet për mjedis dhe gjelbrim në hapësira publike shtoi Bakalli.
Kontenjerët e rinj që janë përfituar nga ky grant do të zëvendësohen nëpër lokacione të ndryshme aty ka shihet si me e nevojshme shtoi, Bakalli.