Policia e Kosovës realizoi me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve si në tërë territorin Kosovës ashtu edhe në rajonin e Gjakovës kështu është shprehur drejtori I drejtorisë janonale të policisë Kolonel Lumni Graishta. Përmes telefonit për televizionin Syri Graishta tutje ka theksuar se për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor që u mbajt dje kanë qenë të angazhuar 598 zyrtarë policor. Ndërsa përgjatë gjithë kohës sa policia ka qenë në terren nuk është raportuar për ndonjë incident dhe nuk është inicuar ës një rast , me përjashtim të disa raportimeve për të cilat policia ka reaguar me kohë dhe në kosultim me prokurorin e shtetit nuk janë gjetur elemente të veprës penale.
Zgjedhjet lokale janë përcjellë me vëmendje edhe nga prokuroria themelore në Gjakovë. Zëdhënësja e këtij institucioni Yllka Juniku Shehu është shprehur se ky process është cilësuar i qetë dhe pa asnjë incident jo vetëm në komunën e Gjakovës por edhe atë të Malishevës dhe Rahovecit.
Ndërsa Prokuroria e Shtetit në Kosovë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur së procesin zgjedhor që u mbajt ditën e diel kanë qenë të angazhuar mbi 50 prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 21 komunat ku u zhvillua raundi i dytë i balotazhit.