Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 59 aksidente dhe janë shqiptuar 1955 gjoba në trafik.
Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 25 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 34 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTKlive