53 mijë doza të vaksinës Pfizer arrijnë në Kosovë

Sot në Kosovë kanë arritur 53 mijë vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”.

Këto vaksina do të vijnë si pjesë e kontratës që ka Kosova me kompaninë “Pfizer”.

Këtë lajm e ka konfirmuar këshilltarja e ministrit Arben Vitia, Orgesa Arifi.

Ajo ka thënë se kanë ardhur 53 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Kujtojmë SHBA ka filluar të dërgojë në Kosovë në formë të donacioneve rreth 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.

Ndryshe Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID.

/Telegrafi/

Read Previous

Vajzat në Afganistan “maskohen” si djem për të siguruar më shumë të drejta (FOTO)

Read Next

Fetahu: Klubet e basketbollit do të pësojnë ekonomikisht nga masat anti COVID