11 gushti ndonëse mund të jetë datë e zakonshme për dikë, kjo datë ka një rëndësi të madhe për familjen Morina, të cilëve kjo ditë u përkon me ditëlindjen e birit të tyre, heroit të kombit, Yll Morina.
Në këtë datë të veçantë, e kujtojmë Yllin përmes një biografie të shkurtër:
Yll Morina lindi në Gjakovë më 11 gusht të vitit 1972. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje. Më pas, vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike ‘’Bajram Curri’’ në Gjakovë, ku për pak mbeti pa u diplomuar për shkak të përndjekjeve nga policia serbe.
Përndryshe, Yll Morina ishte një ndër trimat e parë që iu bashkëngjit njësive të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fundi i prillit të vitit 1998. Ai jo vetëm që ishte një ndër ushtarët më të zellshëm, por edhe shkëlqente me manovrimet e tij kundër makinerisë millosheviçiane. Kështu që, duke fituar merita të mëdha në luftë, ai u emërua epror i lartë i njësisë speciale te UÇK-së.
Pas plagosjes së gushtit të vitit 1998 ai u tërhoq për tu shëruar dhe vdiq në spitalin e Novi Sadit në mars të vitit 1999.
Yll Morina ishte, mbeti dhe do të mbetet figurë e ndritshme e faqeve të historisë së luftës e qëndresës,e urtësisë djaloshare, djalë, vëlla, baba, burrë, nip e shok i mrekullueshëm, e mbi të gjitha luftëtar i paepur e i pastër në luftë për liri.
Më 17 mars 1999 Yll Morinës iu bënë nderimet më të mëdha që meriton një luftëtar. Gjakova e Kosova humbi Yllin, por fitoi shumë yje të tjerë, fitoi të bardhën liri, fitoi themelet e një shteti të pritur kaherë. Ylli me shokë nuk vdiq, ai dhe ata janë kudo, sepse pavdekshmëria u takon atyre që ia falin jetën atdheut.
E që herojntë nuk vdesin kurrë, kështu e kujton dhe e bija Krenarja;