Gjatë këtyre ditëve është rritur fluksi i pacientëve në repartin e fizioterapisë në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe fiziatrja Teuta Serhati e cila tha se rastet të cilat po trajtohen më shumë janë ato të aksidenteve të trafikut.https://www.syri-vision.tv/
Varësisht nga problemi që kanë pacientët dhe sipas rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor ata po trajtohen edhe përmes paisjeve moderne dhe shumë të sofistikuara.
Të tjerë thanë se fal rehabilitimit kanë filluar të kenë edhe rezultate të cilat sipas tyre janë falë punës dhe angazhimit të mantelbardhëve.https://www.syri-vision.tv/
Vetëm gjatë një ditë në këtë repart regjistrohen 50 pacientë të grupmoshave të ndryshme.
Stafi i këtushëm thanë se është e nevojshme shtimi i fizioterapeutëve dhe iu nevojiten edhe më shumë aparaturë.
Në këtë repart ofrohen një sërë metodash dhe konceptesh të tjera të cilat fizioterapistët i përdorin në mënyrë që të zgjidhin problemet e ndryshme.Theksojmë se në muajin Maj të këtij viti është përuruar hapësira e e re e repartit të fizioterapisë që është në katin e dytë të objektit ku ndodhet edhe barnatorja e spitalit.https://www.syri-vision.tv/