50 mijë vizitorë në Muzeun “Onufri” prej fillimit të vitit

50 mijë vizitorë nga fillimi i vitit 2024, regjistroi Muzeu Ikonografik “Onufri” në Berat.

Krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë 18 vizitorë më shumë ose është shënuar një rritje prej 54%.

Shifrat tregojnë një rritje të qëndrueshme të interesit për thesaret e trashëgimisë ikonografike e kulturore të Beratit.

Muzeu i ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986.

Muzeu mban emrin “Onufri”, kushtuar kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin e XVI.

Katedralja përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pas-bizantine në qytetin e Beratit./KultPlus.com

Read Previous

Nga 1 gushti KEDS aplikon tarifat e rikyçjes për amvisëri në vlerë 17.70 €

Read Next

Pas fjalimit në Kongres, Netanyahu do të takohet me Biden dhe Harris