5 vendet e BE-së që dhanë më shumë leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova

Gjermania, Kroacia, Sllovenia, Franca dhe Italia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për kosovarët gjatë vitit 2020.

Kjo është bërë e ditur sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat.

Në total vendet e Bashkimit Evropian kanë lëshuar 31 mijë e 654 leje qëndrimi për qytetarët nga Kosova.

E para renditet Gjermania me 15 mijë e 895 leje qëndrimi të lëshuara, pas saj është Kroacia me 4 mijë e 488, e treta në listë është Sllovenia me 3 mijë e 904, e katërta renditet Franca me 1 mijë e 577 dhe e fundit është Italia me 1 mijë e 388.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, Polonia dha 598.000 nga 2.2 milionë lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna në BE për qytetarët jo-BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 000, ose 14%) dhe Spanja (312 000, ose 14%).Botasot

Read Previous

Ndër kriteret për t’u bërë policë është që të mos keni tatuazhe në vende të dukshme

Read Next

​OBSH: Evropa është i vetmi rajon ku numri i të infektuarve po rritet