Po vazhdon raportimi në polici për dhunë në familje.
Në raportin policor, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej pesë raste të dhunës në familje.
Nga gjithsej pesë rastet e raportimeve, vetëm dy persona janë arrestuar nga policia.
Rastet e raportuara i takojnë qyteteve : Fushë Kosova, Prishtina, Gjakova, Skenderaj dhe Gllogoc.
Viktimat e dhunës në rastet e raportuara janë të gjinisë femërore.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Fushë Kosovë 02.11.2021 – 08:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare duke i shkaktuar lëndime trupore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte”.
“Prishtinë 02.11.2021-16:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se, janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kanë qenë në lidhje bashkëjetese dhe kanë tre fëmijë të përbashkët. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”.
“Gllogoc 03.11.2021-01:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”.
“Gjakovë 01.11.2021 – 21:40. Me 02.11.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili fillimisht ishte trajtuar si viktimë e rastit. Mirëpo pas intervistimit të dyshuarit të parë i cili ka qenë në mbajtje, dhe deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga babai i tij, tani i dyshuari. Në konsultim me prokurorin është ri cilësuar nga viktimë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje “.
“Skenderaj 01.11.2021 – 22:11. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”./Reporteri.net