5 anëtarë të një familje humbin jetën brenda një muaji nga COVID në Itali

An intubated coronavirus disease (COVID-19) patient is seen next to a pulmonary ventilator at Ronaldo Gazolla Hospital ICU in Acari, Rio de Janeiro, Brazil, on April 30, 2020. (Photo by Andre Borges/NurPhoto)

Një familje prej pesë anëtarësh të cilët nuk ishin vaksinuar kundër COVID, humbën jetën brenda një muaji pas infektimit me virus. Babai 80-vjeçar ndërroi jetë në fund të dhjetorit, para se të mbërrinte në spital. Gruaja e tij, 78 vjeç, dhe tre fëmijët, 55, 52 dhe 50  vdiqën brenda rreth dhjetë ditësh nga njëri-tjetri.

Mbesa 25-vjeçare e të ndjerit, u tha gazetarëve: “Jemi të pikëlluar, dhimbja jonë është shumë e madhe. Asnjë prej tyre nuk ishte vaksinuar sepse kishin frikë”.

“Kjo histori tragjike familjare është një mësim për të gjithë  pasi arma e vetme kundër koronavirusit është vaksina,” tha Emanuele Casara, drejtoreshë e  Spitalit Enna në Siçili.

Italia është një nga vendet më të prekura nga COVID. Vendi ka regjistruar 11,449,601 raste dhe 148,167 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al/

Read Previous

Majlinda Kelmendi e nis karrierën si trajnere në xhudo

Read Next

Katër ditë para zbulimit të nominimeve për Oscar, “Variety” ia jep një shtysë “Zgjoit”