Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë shqiptuar 2273 tiketa për kundërvajtje.
Ndërsa, janë regjistruar 47 aksidente trafiku, ku 13 prej tyre janë më të lënduar, ndërkaq 34 më dëme materiale.
PK-ja gjithashtu ka njoftuar se ka arrestuar 10 persona, ku 7 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.
Gjatë kësaj jave, Policia e Kosovës ka bërë thirrje për respektim të rregullave në trafik dhe ngasje të kujdesshme.
Policia ka njoftuar se janë duke kryer aktivitete në terren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarr masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.
Apeli i Policisë erdhi pas një aksidenti gjatë së hënës në Prishtinë, ku një i ri u godit për vdekje nga një veturë.