Aktualisht, në Kosovë janë edhe 446 raste aktive me COVID-19.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 160 mijë e 853 raste të infektimit.
Nga ky numër, 2 mijë e 978 kanë ndërruar jetë. Ndërkaq, janë shëruar 157 mijë e 429.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 581 mijë e 266 doza të vaksinës.
Deri më sot 739 mijë e 997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./gazetasinjali