428 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 428 raste aktive me COVID-19. Vetëm në Komunën e Prishtinës janë 101 raste aktive me koronavirus, duke bërë kështu që të jetë komuna me më së shumti rate.

Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëri të ditur për 16 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që për parandalimin e përhapjes së virusit u bë thirrje që të bëhet vaksinimi antiCOVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.553.816 doza të vaksinës, ndërsa 716.855 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19. /KP/

Read Previous

Moti sot në Kosovë

Read Next

Vaksinimi kundër COVID-19, edhe sot ekipe mobile në shtatë qytete të Kosovës