11 marsi është data e cila na kujton ditën kur filluan demonstratat e vitit 1981. Fillimisht ato u nisën si shprehje e pakënaqësisë së studentëve shqipëtar të Universitetit të Prishtinës në mensën e studentëve brenda qendrës për kushtet jo të mira në të cilat jetonin dhe studionin deri më 4 mars të vitit 1981.
Këto në fakt ishin shkëndijat e para të mllefit të akumuluar me vite. Shërbimi policor intervenoi në mënyrë brutale ndaj studentëve të revoltuar, ku u burgosën një numër i madh i studentëve. Kjo pastaj shkaktoi demostratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu u shtyp me dhunë dhe u paraburgosën disa studentë. E nga këtu filloi edhe zingjiri i demostratave të 81-ës.
Demonstratat e punëtorëve erdhën si pasojë ku punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur, ku përsëri organet shtetërore të atëhershme intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve armata jugosllave paraqet prezencën e saj . Fillimisht u shpall gjendja e jashtëzakonshme e më pas edhe shtetrrethimi. Katër vitet e para pas demostratave, nga organet sigurimit janë dënuar 4 mijë veta.
Gjatë periudhës 1981-1990 në demonstrata janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqipëtar në armatën jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civilë për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë kanë vuajtur denimin mesatar me burg prej 7.1 vjetëve, si dhe çdo i treti shqipëtar në Kosovë është keqtratuar nga policia. Më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënës dhe studentë kryesisht femra .
Me këtë rast është foluar edhe për sterilizim të femrave shqipëtare me qëllim të uljes së popullsisë shqipëtare në Kosovë. Demonstratat u filluan në mënyrë paqësore nga studentët dhe më pas nga gati i gjithë populli shqipëtar në kosovë por ndaj tyre u ushtrua dhunë e gjenocid me të cilën u deshën dy dekada të luftojnë për të fituar me kërkesën e vetëm për republikë dhe shtet të pavarur.