Stacioni i autobusëve në komunën e Gjakovës pavarësisht sfidave nga pandemia e cila ka zvogëluar të hyrat gati në të gjitha institucionet, po vazhdon punën. Sfidë për këtë institucion mbetet stafi i madh i cili i thith gati 70 deri në 80 përqind të të hyrave. Në ditë këtu operojnë gjithsej 154 linja të cilat gjatë kësaj kohe kur edhe kanë filluar shkollat janë të gjitha aktive.
Operatorët e jashtëligjshëm që marrin udhëtarë jasht stacionit dëmtojnë gjithashtu këtë stacion.
Stacioni gjithashtu këtë vit pritet të zgjerohet edhe me 4 perone që do të destinohen për linja jashtë vendit.
Këtë vit stacioni ka filluar të aplikojë një pagesë prej 0.50 euro për të gjitha veturat që kërkojnë të futen brenda dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në të hyrat këtu.