36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet

Moti i keq dhe rrufetë kanë vrarë 36 njerëz brenda një dite në shtetin verior të Indisë Uttar Pradesh, thanë autoritetet. Të paktën 24 prej tyre vdiqën kur shtëpitë e tyre u shembën nga reshjet e vazhdueshme.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 12 persona u vranë nga rrufeja, përfshirë një djalë 15-vjeçar, i cili sapo ishte ngjitur në çatinë e një shtëpie. Rrufeja është një dukuri e zakonshme në Indi gjatë sezonit të musonit, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.

Shkencëtarët indianë, pretendojnë se ndryshimet klimatike kanë rritur numrin e goditjeve të rrufesë, shumë prej të cilave janë vdekjeprurëse./Alsat.mk/

Read Previous

Referendumet në Ukrainë, raportohet për pjesëmarrje të lartë

Read Next

Deputetët francezë kërkojnë komision hetimor për financimet ruse në politikë