Referendumet në Ukrainë, raportohet për pjesëmarrje të lartë

Vijon për të dytën ditë referendumi në 4 provincat e Ukrainës, i cili është organizuar nga prorusët me mbështetjen e Moskës dhe që kërkon bashkimin e tyre me Rusinë.

Sipas kreut të Komisionit Zgjedhor në republikën e Donetskut, pjesëmarrja në votime në ditën e dytë ka shkuar mbi 55%.

I njëjti referendum është duke u mbajtur dhe në Kherson dhe Zaporizhzhia, ndërkohë që votimi mbyllet ditën e martë.

Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar i ka quajtur nul këto votime dhe paralajmëroi se nuk do ta njohë asnjëherë rezultatin e tyre.

Referendumet e aneksimit shihen nga ekspertët si një lëvizje e Putin për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë. Kjo pasi kreu i Kremlinit ka paralajmërua se do të përdorë çdo lloj mjeti ushtarak për të mbrojtur integritetin territorial të Rusisë.

Ndërkohë që raportimet që vijnë nga terreni flasin se njerëzit po nxirren me dhunë nga shtëpitë e tyre nga forcat ruse që kontrollojnë zonën që të marrin pjesë në votime./A2news/

Read Previous

Italianët në votime, kush janë favoritët për të fituar zgjedhjet?

Read Next

36 të vdekur në një ditë nga rrufetë dhe përmbytjet