Italianët në votime, kush janë favoritët për të fituar zgjedhjet?

Italianët do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të Dhomës së Ulët dhe Senatit. Sytë e botës dhe jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve të cilat vijnë në mes të një krize të paprecedentë ndërkombëtare.

Votimi nisi normalisht në orën 07:00 dhe do të zgjasë deri orën 23:00 në 61 mijë njësi elektorale të shpërndara në të gjithë Italinë.

Janë pothuajse 51 milionë qytetarët me të drejtë vote, mbi 46 në Itali dhe më shume se 4 milionë jashtë vendit, të cilët e kanë shprehur tashmë preferencën e tyre.

Në Siçili votuesit do të votojnë edhe për rinovimin e Asamblesë Rajonale.

Qyteti me numrin më të madh të votuesve është Roma: përafërsisht 2 milionë, ndërsa komuna më e vogël është Rocca de Giorgi, në provincën e Pavias, me 25 votues. Sa i përket rajoneve, primati i takon Lombardisë me mbi 7 milionë votues.

Blloku i djathtë i Italisë i udhëhequr nga Giorgia Meloni pritet të fitojë fuqimisht zgjedhjet e parakohshme, megjithatë zgjedhësit mbetën të ndarë rreth perspektivës së kryeministres së parë femër.

Të gjitha sondazhet kanë parashikuar se grupi nacionalist i Melonit, Vëllezërit e Italisë, do të dalë si partia udhëheqëse të dielën, duke ndarë pushtetin me aleatët e saj Ligën e Matteo Salvinit dhe Forza Italian e Silvio Berlusconit.

Zgjedhjet e 25 shtatorit pasojnë rënien e qeverisë së unitetit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi, e rrëzuar nga grindjet e brendshme të koalicionit qeverisës në korrik./A2news/

Read Previous

Kanadaja njeh stuhinë më të fuqishme në histori, mijëra shtëpi nën ujë (FOTO)

Read Next

Referendumet në Ukrainë, raportohet për pjesëmarrje të lartë