Asnjë i vdekur dhe 35 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2193 mostra si të dyshuara për Covid 19, ku 35 nga këto mostra kanë rezultuar pozitive.

Ndër të tjera në këtë raport është bërë e ditur që gjatë kësaj periudhe kohore nuk është regjistruar asnjë rast i vdejkes, dhe është raportuar për 79 pacientë të shëruar që ishin të infektuar parapakisht me virusin korona.

Numri i imunizimeve ka vazhduar edhe gjatë këtyre 24 orëve ku janë vaksinuar 11,291 qytetarë, shifër kjo që numrin e dozave të vaksinave të administruara e ka dërguar në 1,468,152 doza.

Të dhënat e raportuara nga Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” bëjnë të ditur që aktualisht në këtë insittucion shëndetësor të hospitalizuar janë 5  pacientë, ku të gjithë këta pacientë po marrin trajtim me oksigjeno terapi.

Ky raport bënë të ditur, që të gjithë pacientët e hospitalizuar janë shtetas të Shqipërisë.

Read Previous

Kryeprokurori i Shtetit kërkon mbrojtje të integritetit të procesit zgjedhor

Read Next

Violinisti shqiptar Olen Cesari dekorohet nga Presidenti i Italisë