33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve të ardhshme

Gjithsej 33 pengje do të lirohen gjatë gjashtë javëve të ardhshme, në këmbim të rreth 1,700 palestinezëve të mbajtur në burgjet e Izraelit, rreth 1,000 prej të cilëve janë nga Gaza dhe u arrestuan pas 7 tetorit 2023 nën legjislacioni emergjent i cili lejonte ndalimin pa akuzë ose gjyq.

Në një intervistë me transmetuesin francez BFMTV, ministri i jashtëm i Francës, Jean-Noel Barrot, tha se qeveria do të vazhdojë të bëjë presion për lirimin e dy shtetasve francezo-izraelitë që ende mbahen nga Hamasi, grupi militant palestinez.

Ofer Kalderon dhe Ohad Yahalomi pritet të jenë në listën e 33 pengjeve që do të lirohen në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila do të çojë në lirimin e pengjeve.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në orën e fundit për lirimin e tyre,” tha Barrot për BFM TV, duke shtuar se Franca nuk kishte “asnjë lajm mbi gjendjen e tyre shëndetësore dhe as për kushtet e ndalimit të tyre”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Forumi Ekonomik Botëror do të mbahet prej 20 deri 24 janar në Davos

Read Next

Trump dhe Kosova