Zviceranët dhe suedezët kanë ndërtuar motorin elektrik më efikas në botë

Motori i ri elektrik i gjigantit teknologjik suedezo-zviceran ABB ka thyer rekordin për efikasitet.

Motorët elektrikë, në shumicën e rasteve, arrijnë efikasitet mes 95 dhe 98 për qind.

Tani ABB ka arritur të tejkalojë rezultatin e vet të mëparshëm të vendosur në vitin 2017.

Atëherë kompania kishte zhvilluar një motor me efikasitet prej 99,05 për qind. Tani ABB ka prezantuar motorin më të ri elektrik, me efikasitet prej 99,13 për qind.

Efikasiteti i një motori llogaritet në bazë të sasisë së fuqisë mekanike, pra energjisë së përdorshme që prodhohet.

Sa më e madhe të jetë fuqia, aq më pak energji humbet, gjë që rezulton në efikasitet të lartë.

Motori i ri i ABB-së është prodhuar në Västerås të Suedisë dhe do të përdoret si njësi për ndarjen e ajrit në një makineri të një fabrike çeliku në Indi.

Rekordmeni i ri i ABB-së peshon 95 ton dhe ka mbi 76.410 kuaj/fuqi, me shpejtësi nominale të vendosur në 1000 rrotullime në minutë.

Edhe pse rekordi i mëparshëm është tejkaluar vetëm me 0,08 për qind, kjo nënkupton efikasitet ndjeshëm më të lartë, pra kursime në energji dhe para.

ABB thotë se përmirësimi i efikasitetit do të kursejë rreth pesë milionë euro.

Motori prodhohet në uzinën e ABB-së në Västerås (Suedi) dhe do të ketë jetëgjatësi të garantuar mbi 25 vjet. /Telegrafi/

Read Previous

Ekspertët e boksit zgjedhin 10 boksierët më të mirë në botë në peshat e rënda

Read Next

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak