Çfarë lanë pas përmbytjet masive? Pamje apokaliptike nga Spanja

Banorët në Spanjë po përgatiten për më shumë shira të dendur në rajonet e goditura rëndë në Valencia dhe Castellon, gjë që paraqet një rrezik të ri për përmbytje masive. Reshjet masive që goditën Spanjën këtë javë shkaktuan të paktën 158 viktima.

Zyrtarët nuk kanë bërë të ditur numrin e personave të zhdukur, por thanë se ka “shumë”, pasi bilanci tragjik u rrit me rreth 60 vdekje të tjera të enjten.

Spain flooding: Photos show the devastation in Valencia : The Picture Show  : NPR

Përveç jetëve të humbura, shirat e rrëmbyeshëm sollën shkatërrime në komunitetet në lindje të Spanjës pasi përmbytjet rrënuan ndërtesat, shkatërruan ura dhe grumbulluan mbeturina në rrugë.

Over 150 Dead In Spain's Worst Flood-Related Disaster

Makinat u lanë nëpër rrugë dhe u grumbulluan njëra mbi tjetrën në qytetin Sedavi, afër Valencias, nga përmbytjet e dendura.

Spanish floods kill 95 as year of rain falls in a day in Valencia - CNA

Njerëzit janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim me miqtë dhe familjen ose në strehimore emergjente.

Spain: Full impact of flooding emerges as death toll climbs and authorities  criticised for response – The Irish Times

Shërbimet hekurudhore janë pezulluar midis Madridit dhe Valencias pasi shinat ishin të mbushura me automjete ose mbeturina, të dëmtuara ose të shkatërruara plotësisht.

Spain hit by worst flooding disaster for decades as at least 95 killed |  STV News

Punonjësit e urgjencës kanë ndihmuar në shpëtimin e të plagosurve dhe të moshuarve nga shtëpitë e përmbytura. Disa zona mund të arriheshin vetëm me helikopter pasi rrugët u bllokuan nga balta.

Komunitetet po llogarisin koston e shkatërrimit dhe kanë nisur pastrimin dhe heqjen e baltës dhe ujin nga shtëpitë, dyqanet dhe rrugët. /tvklan.al

Read Previous

Gonzato: Parlamenti i Shqipërisë të sigurojë një nivel më të lartë transparence

Read Next

Edhe pesë ditë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA