Sot bëhen 27 vjet të ndarjes nga jeta të plakut të urtë Anton Çetta.
Anton Çetta mbahet mend për urtësinë e tij që kishte, për punë e madhe që ka bërë në mbledhjen e
folklorit shqiptar.
Por veprimtaria e tij më e madhe, është në Lëvizjen e pajtimit të gjaqeve. Kjo lëvizje u zhvillua në
fillim të viteve të 90-ta dhe arriti për një kohë të shkurtër të shuante pjesën më të madhe të
hasmërive mes shqiptarëve në Kosovë dhe trevat tjera shqiptare.
Kjo Lëvizje e udhëhequr nga plaku i urtë, u përkrah nga studentët dhe intelektualët e kohës./KP/