26 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000.

Në total numri i rasteve aktive është 544.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 orëve 169 REPUBLIKA REPUBLIKAEKOSOVES KOSOVES NISTRIAESHENDETESISE Të vaksinuar me nje dozë Doza të administruara në total 901.798 1.823.443 PERDITESIMI FUNDIT 08 PRILL, 2022 Të vaksinuar me du doza Testime brenda 24 orève 820.972 Doza të treta/përforcuse 818 100.506 Raste pozitive Vdekje 26 Pozitiviteti rasteve Të shöruar 3.17% 32 Raste aktive 544'

Read Previous

Bogdan Kalinicenko, një portier ukrainas për Flamurtarin

Read Next

Një vit nga zhdukja e Bedri Rexhepit, nuk dihet asgjë për fatin e tij