25 vjet nga vrasja e piktorit Kadri Kadriu

Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e piktorit të mirënjohur mitrovicas, Kadri Kadriu.

Kadri Kadriu gjatë kthimit në shtëpinë e tij te kullat e famshme me “plis” në lagjen “Kroi i Vitakut”, pas qëndrimit te të afërmit, kapet tinëzisht nga forcat paramilitare e makineria serbe dhe vritet mizorisht, ndërsa trupi i tij u gjet në Stan Tërg.

Kadri Kadriu është njëri nga piktorët më të njohur kosovarë, i cili mbetet frymëzim për gjeneratat e reja./KP/

Read Previous

81-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë

Read Next

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës