25 milionë dollarë për 200 palë atlete

Shtëpia e ankandit Sotheby’s ka shitur 200 palë atlete të dizenjuara nga i ndjeri Virgil Abloh për 25,3 milionë dollarë.

Ky është rekordi i ri për atlete, sipas Sotheby’s, që kishte vendosur çmimin fillestar për to në 3 milionë dollarë.

Versioni special i këtyre atleteve të Louis Vuitton dhe Nike “Air Force 1” ishin krijuar nga Abloh për sezonin pranverë-verë 2022.

Një zëdhënës i shtëpisë së ankandit tha për CNN se atletet kanë regjistruar rekord për fushën e modës.

/A2cnn/

Read Previous

Ekonomistët propozojnë të lejohet edhe një tërheqje prej 20 përqind nga Trusti

Read Next

A mund të humbasë përgjithmonë nuhatja dhe shija te disa pacientë me COVID-19?