24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Vjedhje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar raste të vjedhjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje, ku disa persona janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse

INCIDENTET KRIMINALE

VJEDHJE E RËNDË

Rahovec / 28.09.2025 – 00:50.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit të dyshuarit jenë dërguar në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE ·

Rahovec / 28.09.2025 – 07:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një kondak i armës model i panjohur dhe një detektor metali. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. ·

Gjakovë / 28.09.2025 – 16:50.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armën e zjarrit pistoletë me një karikator me 10 fishekë dhe 8 gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Read Previous

Partia pro-BE në Moldavi drejt fitores

Read Next

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë