Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku janë evidentuar disa raste të natyrës penale, përfshirë një vjedhje të rëndë, armëmbajtje pa leje dhe zhvillime të reja në një rast të tentativës për vrasje.
NCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë / 15.07.2025 – 20:00.
Pas veprimeve të menjëhershme lidhur me rastin, më 16.07.2025, është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Tek i dyshuari në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar: një shufër metalike, dy telefona celularë, dy orë dore, një thikë, një sasi ari etj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë / 17.07.2025 – 16:00.
Njësitet policore pasi kanë siguruar disa video-incizime në të cilat shihen disa persona me armë, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit tek të njëjtit njësitet policore kanë gjetur e kanë konfiskuar 1 armë të gjatë, 2 pistoleta me gas dhe 2 fishekë. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë/01.06.2025 – 19:00. Me 17.07.2025
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë: VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË
Gjakovë / 11.04.2025 – 13:13.
Lidhur me rastin, me 17.07.2025, pas informatave të pranuara njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku në një shkurre skaj rrugës kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një pistoletë me karikator pa fishekë e cila armë dyshohet të jetë përdorur në rast. Rasti në proces hetimi.