Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani në listë për përballjen me Atleticon
Kosova U20 sonte zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme, që nga pranimi në FIBA. Dardanët e rinj për herë të parë janë kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, Divizioni B.
Kosova përballet me Zvicrën nga ora 19:00, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Armeni.
Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Letoni-Britani e Madhe.
Kjo është hera e parë që një grupmoshë e Kosovës është kualifikuar në mesin e tetë më të mirave në Divizionin B./KosovaPress