24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Tre persona në mbajtje, arrestime për dhunë në familje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të byzylykut elektronik

Policia e Kosovës ka raportuar për disa incidente kriminale gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, ku tre persona janë dërguar në mbajtje për raste të ndryshme, përfshirë dhunën në familje, armëmbajtjen pa leje dhe dëmtimin e pajisjes elektronike të mbikëqyrjes. Gjithashtu, është trajtuar edhe një rast që lidhet me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 15.07.2026, 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PA LIGJSHËM

Rr. Ymer Pula, Gjakovë 15.07.2026, 16:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

 

ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Rr. Avni Lama, Gjakovë 15.07.2026, 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti duke përdor forcën kishte dëmtuar pajisjen elektronike (byzylykun elektronik) për mbikëqyrjes. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Gjergj Sokoli, Gjakovë 15.07.2026, 21:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

 

Read Previous

Artefaktet nënujore të Shqipërisë marrin mbrojtje nga shteti

Read Next

Komandanti i KFOR-it pret Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, në fokus situata e sigurisë në Kosovë