Hyrje e shkurtër për ta nisur tekstin:
“Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar disa raste të rënda, përfshirë lëndim trupor nga të shtënat me armë zjarri, dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Kijevë, Malishevë 24.09.2025 – 15:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, duke e qëlluar në këmbë. Nga i dyshuari është konfiskuar arma pistoletë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Rahovec 24.09.2025 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 24.09.2025 – 23:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 9.59 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje