24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë, dy raste dhune në familje dhe një viktimë nga aksidenti

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar disa raste me karakter penal, përfshirë sekuestrimin e mbi 5 kilogramëve substancë të dyshuar narkotike, arrestime për dhunë në familje dhe një rast tragjik të aksidentit trafiku që rezultoi me humbje jete. Për të gjitha rastet, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Migjeni, Gjakovë 08.10.2025 – 06:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia kanë gjetur dhe konfiskuar 5.43 kg substancë, dyshohet të jetë narkotike të llojit marihuanë, një telefon celularë dhe 40 euro para të gatshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 08.10.2025 – 01:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në shtëpi në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike dhe ofenduar me fjalë të ndryshme vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Rr. Martirët e Kombit, Gjakovë 24.09.2025 – 22:00.

Lidhur me rastin, më 08.10.2025 rreth orës 14:20 viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, dyshohet që si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në IML për obduksion.

Read Previous

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot stërvitjen e fundit para përballjes me Slloveninë

Read Next

Gjermani: Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar