24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Një arrestim për armëmbajtje pa leje dhe një rast dhune në familje

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, janë evidentuar dy raste — një për armëmbajtje pa leje në Malishevë dhe një tjetër për dhunë në familje në Gjakovë. Në të dy rastet, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Malishevë / 09.10.2025 – 10:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar për shkak se te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me gas për të cilën nuk kishte leje. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë / 09.10.2025 – 15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Read Previous

Historia e zgjedhjeve në Kosovë

Read Next

Qeveria izraelite aprovon planin për armëpushim